Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Bayern Munchen ka marrë një lajm të papritur nga simboli i ekipit, Thomas Muller. Sulmuesi ka kërkuar largimin nga klubi që në merkaton e janarit. Ai ka humbur rolin e titullarit dhe aktivizimet e tij në këtë fillim sezoni kanë qenë me pikatore.
Afrimet "big" në merkaton e verës kanë bërë që 30-vjeçari të mos ketë shumë hapësira dhe të konsiderohet si rezervë. "Bild" bën me dije se gjermani u ka kërkuar largimin që në janar, pasi do të gjejë një ekip ku luan.
Presidenti i Bayern Munchen, Rummenigge, ka folur në lidhje me çështjen dhe e konsideron të pashitshëm kampionin e botës. “Nuk kemi asnjë ide apo dëshirë që Muller të largohet në janar. Ai është një lider në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. I dobishëm si alternativë edhe kur është në stol”, tha numri një i Bayern Munchen.