Flash News

KRYESORE

Bayerni tentoi prapaskenën e bujshme, Olmo vendosi vetë

Bayerni tentoi prapaskenën e bujshme, Olmo vendosi vetë

Mesfushori spanjoll, Dani Olmo, kërkohej nga Milani në merkaton e janarit. Lojtari i Dinamos së Zagrebit zgjodhi të kalonte te skuadra e Leipzig. Gjermanët fituan garën, pasi paguan 30 milionë euro plus bonuse për lojtarin.

Bayern Munchen ka tentuar të bëjë një lojë të pisët dhe të "vjedhë" në momentin e fundit lojtarin. Ata tentuan ta rrëmbenin me një mesazh të vonë.

"Mos firmos asgjë, kemi një kontratë më të mirë se Leipzig për ty“, - shkruhet në mesazhin që drejtuesit i kanë shkruajtur agjentëve të tij. Menaxherët dhe vetë lojtari nuk e kanë pranuar një lëvizje të tillë.

Të fundit