Flash News

KRYESORE

BD ‘patericë’ e Ramës? Patozi mbrohet me të shkuarën e tij politike

BD ‘patericë’ e Ramës? Patozi mbrohet me të

Astrit Patozi, koordinatori i partisë Bindja Demokratike mohon se forca e re është krijuar për t’i dhënë ‘oksigjen’ Edi Ramës. Në studion e lajmeve të Abc News përballë gazetares Mirela Milori, Patozi shtoi se historikisht ai nuk ka bashkëpunuar asnjëherë me Edi Ramën, në ndryshim nga disa aleatë të opozitës.

“Dëgjova disa njerëz aleat te Bashës që kishin ketë opinion. Të gjithë ata kanë rekorde bashkëpunimi prej vitesh me Ramën; lëvizjet e tyre herë majtas, herë djathas. Unë nuk kam një minutë pro Edi Ramës, madje as një klithme pro tij.

Nesë ata nuk duan të hynë në zgjedhje te rrinë aty, pasi koha do të na japë të drejtë. Kushdo që nuk bën atë që bëj unë është i keq dhe armik? Nëse debati çohet deri në këtë pike, refuzoj të përgjigjem. 'Bindja' është ide, oferte dhe është një mijë herë më e mirë se mua, unë kam plot defekte dhe të tjera që njerëzit nuk i njohin. Projekti është i bukur dhe atraktiv”, pohoi Patozi.

Bindja Demokratike u regjistrua sot në gjykatë dhe KQZ dhe pritet të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, nëse do të organizohen. Mes themeluesve të saj janë: Leonard Olli, Fabian Topollaj, Valbona Mezini e të tjerë.

Të fundit