Flash News

KRYESORE

BE apel palëve për Reformën Zgjedhore: Test i rëndësishëm për Shqipërinë

BE apel palëve për Reformën Zgjedhore: Test i

Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijancic apeloi palët në Shqipëri për dialog lidhur me Reformën Zgjedhore, me theksin se reforma dhe zbatimi i  rekomandimeve të OSBE-ODIHR janë një test i rëndësishëm për vendin.

“Reforma zgjedhore dhe zbatimi i rekomandimeve të qarta të OSBE-ODIHR-it janë një test i rëndësishëm për Shqipërinë”, theksoi Maja Kocijancic.

Po ashtu ajo shtoi se vendi duhet të përcaktojë strukturën që duhet përdorur.

 “I takon Shqipërisë të përcaktojë se cila strukturë duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimin dhe për ta çuar më tej këtë reformë”, deklaroi më tej gjatë prononcimit.

Të fundit