Flash News

KRYESORE

BE dënon Belgjikën për internet të ngadaltë

BE dënon Belgjikën për internet të ngadaltë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që ta dënojë Belgjikën me një gjobë prej 5 mijë euro në ditë, për aq kohë sa Direktiva Evropiane për krijimin e internetit të shpejtë në rajonin e kryeqytetit belg, Brukselit, nuk është zbatuar plotësisht.

Kjo është hera e parë që një shteti anëtar të BE-së i kërkohet të paguajë një gjobë.

Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian me bazë në Luksemburg, erdhi pasi Komisioni Europian paditi Belgjikën dy vjet më parë, për dështimin në transpozimin në legjislacionin kombëtar të një direktivë të BE-së të vitit 2014 që synon nxitjen e zhvillimit të një game të gjerë frekuencash përgjatë bllokut (një teknikë me kapacitet të lartë që mundëson komunikimin e një numri të madh mesazhesh në mënyrë simultane).

Sipas Euractiv, BE fillimisht kishte kërkuar një dënim ditor prej 54 mijë e 639 euro, por më pas uli kërkesën e tij.

Të fundit