Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vladimir Gligorov/ Novi Magazin
Presidenti francez, zoti Makron, përfaqëson qëndrimin sipas të cilit më së pari duhet që BE-ja të merret vesh, sipas mendimit të tij, për ndryshimet e domosdoshme, e vetëm pastaj të vazhdojë me pranimin e antarëve të rinj, pikësëpari kandidatët nga Ballkani. Ky qëndrim është i arsyeshëm nëse bëhet fjalë vërtetë për ndonjëfarë reforme me rëndësi në vetë BE-në, atëherë dhe për mënyrën e pranimit të antarëve të rinj do të mund të bëhet e ditur së shpejti. Nga kjo nevojitet të konkludojmë se Makroni synon reforma afatgjatë. Në të vërtetë, me sa kam kuptuar, ai propozon mbajtjen e një konference për të ardhmen e BE-së e cila mund të ketë si rezultat një kontratë të re mbi të cilën do të bazohet Unioni në të ardhmen.
Nëse shtrohet pyetja se përse u dashka që pikërisht për këtë të frenohej integrimi ballkanik, që është një proces që mund të zgjasë një dhjetëvjeçar të tërë, atëherë duhen mbajtur parasysh tri gjëra.
E para është se ende nuk ka filluar punë Komisioni i ri Europian. Meqenëse është komisioni ai që udhëheq bisedimet, duhet para se cila do të jetë strategjia e tij ballkanike, që të shprehem kështu. Vetëm atëherë, kur kjo strategji të formulohet, do të mund të bisedohej seriozisht për politikën e ardhshme ndaj shteteve ballkanike kandidatë për antarsim.
E dyta është se komisioni aktual, të cilit po i kalon mandati, ka qenë kryesisht i pasuksesshëm kur vinte puna për ndikimin e BE-së ndaj raporteve në Ballkan. Në fund të mandatit vërtetë që ndodhi marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë, gjë që është padyshim një kontribut pozitiv për stabilitetin në Ballkan dhe në Europë, por duhet vënë në dukje se në fakt vetë BE-ja ka ndikuar fare pak në arritjen e saj. Maqedonia pas kësaj priti që të fillonte procesin e bisedimeve për antarsim në BE, gjë që gjithsesi nxiti kooperativitetin, por vetë BE-ja në fakt nuk ka marrë asnjë detyrim shtesë. Kësisoj, vendet antare, e në radhë të parë Franca përshembull, mund të thonë se ajo marrëveshje para së gjithash ka qenë e dobishme për Maqedoninë, e për pasojë nuk nevojitet ndonjëfarë shpërblimi shtesë.
E treta, e ndoshta edhe më e rëndësishmja, është se strategjia e BE-së, ose më mirë të themi e Komisionit të saj, ka qenë se nuk ia vlen të përqëndrohesh në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë sepse pikërisht në raportet mes tyre gjendet kyçi i stabilitetit dhe përparimit ballkanik në raportet me BE-në. Marrëveshja nuk u arrit, e madje arritja e saj është sot akoma më larg sesa ka qenë në fillim, pra para pesë vitesh, dhe se strategjia është treguar, në rastin më të mirë, e pamenduar. Tjetër nuk ka. Ose sëpaku nuk e kishte komisioni i vjetër. Po çfarë do të mendojë për këtë Komisioni i ri kjo mbetet për tu parë.
Gjithsesi, përse të mos bëhej një gjest i vullnetit të mirë ndaj këtyre dy vendeve të vogla të cilave kjo do të thoshte shumë e nuk do të kushtonte asgjë? Nuk ka shumë rëndësi, por nuk ekzistonte unanimiteti që bisedimet të filloheshin me Shqipërinë. Askush nuk kishte asgjë kundër vendimit pozitiv për Maqedoninë, përveçse i tërë procesi i zgjerimit të BE-së duhet ndaluar. Është marrë njëfarë pauze, apo pushimi, që të shprehem kështu.
Përse na u dashka një pauzë në një proces që gjithsesi nuk po përparon? Një arsye është se presidenti francez dëshiron që në këtë mënyrë të forcojë presionin ndaj vendeve të tjera antare dhe komisionin e BE-së, që të përqëndrohen në reformat brenda BE-së. Dhe se është e nevojshme që gjithçka tjetër t’i nënështrohet pikërisht synimit të rinovimit të vetë BE-së. Këtu bëhet fjalë mbi të gjitha për raportet me Gjermaninë. Në periudhën e kaluar është dobësuar ndikimi i këtyre dy vendeve, sepse ishin pikërisht ato, kohë më parë, që përcaktonin rendin e ditës të Unionit në takimet e përvitëshme në nivelin më të lartë. Krahas kësaj, Gjermania e ka përforcuar ndjeshëm ndikimin e saj në BE, ndërsa Franca e ka humbur. Makroni është që të ndryshojë një gjë e tillë. Arësyeja e dytë është se Makroni ka vlerësuar se një mënyrë për të rritur ndikimin e Francës është pikërisht akti i të vënit të vetos franceze ndaj një vendimi apo ndaj një tjetri. Vetoja ndaj vazhdimit të zgjerimit nuk ishte gjesti i parë dhe as i fundit i kësaj natyre. Tashmë ka ndryshuar mënyra e përzgjedhjes së njerëzve në postet më të rëndësishme në Union, ku pikërisht vota franceze ishte e ajo vendimtarja. Gjithashtu, blloku liberal që udhëheq Makroni, në parlamentin europian, duhet të ketë ndikimin vendimtar në vendimet e këtij organi.
Sesi do të jetë reforma e BE-së, nëse vërtetë ndodh një gjë e tillë, kjo është temë për një koment tjetër. Por këtu do të shtonim se ndryshimi i raportit të forcave në BE ka ndodhur në mënyrë të paevitueshme pikërisht për shkak të faktit se Britania e Madhe është tërhequr. Franca nuk ka ndonjëfarë politike të fortë ballkanike, nga ana tjetër edhe interesat e saj në këtë rajon nuk janë të mëdha; Gjermania nuk ka as eksperiencë të mjaftueshem diplomatike, as vetëbesimin e duhur pavarësisht nga këmbëngullja dhe përkushtimi. Komisioni duhet të kthejë autoritetin, në mënyrë të veçantë nëse tregohet i aftë të mbështesë procesin e reformave në BE, e pastaj të rinovojë procesin e zgjerimit, por kjo mbetet për tu parë.
Britania është fuqi strategjike në Ballkan, nga ana tjetër edhe në botë, por ndikimi i saj tani për tani, sëpaku në territorin e Ballkanit, do të zvoglohet ndjeshëm. Për Amerikën flasim një herë tjetër.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38