Flash News

KRYESORE

BE dhuroi 20 mijë teste, Shehu: ‘Shuplakë’ ndaj Shqipërisë se si duhet të veprojë!

BE dhuroi 20 mijë teste, Shehu: ‘Shuplakë’ ndaj

Pasi Bashkimi Europian i dhuroi Shqipërisë 20 mijë teste për COVID-19, reagon ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.

Përmes një reagimi në Facebook, Shehu thekson se vendi ynë ka realizuar vetëm 6000 testime në popullatë.

Donacionin e BE, ish ministri e quan një shuplakë për vendin tonë se si duhet të veprojë me testimet. Shehu merr shembull Gjermaninë, për të cilën thotë se do të realizojë 4 milion teste në javë.

Reagimi i plotë

BE me 20000 kitet e kontrollit, nje “shuplake” Shqiperise per cfare nuk po ben e cfare duhet te beje!

BE dje i dhuroi vendit tone 20000 kite kontrolli, kur ne kemi realizuar ne popullesi vetem reth 6000 testime!!!

Nqs llogarisim se per nje grup te njekoheshem analizash, psh prej 50-100 tampona duhet nje kit kontrolli, del qe 20000 te tillat te jene llogatitur per 1-2 milion testime.

Ky eshte projeksioni i BE per nivelin e testimeve ne Shqiperi, shume larg kjo nga sa eshte realizuar apo dhe sa do te realizohen nqs vazhdohet me ritmet e “breshkes”, centralizimin e hermetizimin, qe demton edhe sigurine e besushmerine e procedurave, si dhe rrezikon procesin e “hapjes”.

Keto si dhe testimet imunologjike duhet e mund t’i ofrohen te gjithe popullesise; te deklarosh se kjo eshte e lejuar vetem per disa profesione eshte nje menyre paradoksale te vepruari, ndesh me te Drejtave Themeltare te Njeriut.

Mesazhi e thirja e BE me ate donacion qe realizoi, eshte nje “shkundje” e forte ndaj nesh per testim te gjere me decentralizim e mobilizim te te gjitha kapaciteteve, (ne Gjermani do realizojne tashme 4 Milion teste virusologjike ne jave duke mobilizuar edhe laboratoret veterinare)!

Edhe per kete mesazh thelbesor: test, test, test, ne duhet te falenderojme thellesisht Brukselin!

Të fundit