Flash News

KRYESORE

BE i dhuron Shqipërisë 20 mijë materiale për testet ndaj COVID-19

BE i dhuron Shqipërisë 20 mijë materiale për testet ndaj

Bashkimi Europian i dhuroi Shqipërisë 20 mijë materiale kontrolluese për testimin e COVID-19. Këto teste do të kalibrojnë pajisjet e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë. Ambasadori i BE, Luigi Soreca shprehet se sa më të besueshme të jenë testet aq më efektive është lufta.

“Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1252536136158806016

Këtë ndihmë e ka përshëndetur dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, që shprehet se “sa më shumë të rriten testimet do të mundësohet identifikimi real i të prekurve. “Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton  më shumë se rritja e numrit të testimeve”, shkruan Basha.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1252609620641746945

Të fundit