Flash News

KRYESORE

BE i hap dritën jeshile Ukrainës, autorizon liberalizimin e vizave

BE i hap dritën jeshile Ukrainës, autorizon liberalizimin e vizave

Bashkimi Evropian i hapi dritën jeshile sot hyrjes pa viza për shtetasit ukrainas në territorin e tij, për qëndrime më pak se tre muaj, një masë e shumëpritur në Ukrainë.

Kjo masë pritet të hyjë në fuqi së shpejti, sapo vendimi të nënshkruhet formalisht nga Këshilli Evropian, që përfaqëson 28 shtetet anëtare të BE dhe Parlamentin.

Shtetasit ukrainas që zotërojnë një pasaportë biometrike kanë të drejtë të udhëtojnë në një shtet të Unionit për një periudhë maksimalisht 90 ditë për biznes, për turizëm apo për të vizituar familjen apo miqtë e tyre.

Ata nuk kanë të drejtën për punësim.

Liberalizimi i vizave për shtetasit ukrainas zbatohet për të gjithë vendet e BE-së, përvec Britanisë së Madhe, Irlandës, Islandës, Lihtenshtejnit, Norvegjisë dhe Zvicrës.

 

Të fundit