Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
BE i mbyll derën Shqipërisë, revoltohet gazetari i njohur: Ai çuni i vogël, ministër i Jashtëm duhet ta ngrejë b*thën...idiot
Gazetari i njohur Enkel Demi është shprehur i indinjuar lidhur me vendimin e BE për të vijuar kufizimet dhe për të mos lejuar lëvizjen me Shqipërinë ndryshe nga vendet e tjera për shkak të përkeqësimit të gjendjes nga pandemia.
Demi ka kritikuar qëndrimin indiferent sipas tij të ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj pas këtij vendimi, në vend që të shkonte në Bruksel dhe të bëjë sqarimet e duhura.
“Ne kemi nevojë për lëvizje të lirë jo për të ikur vetë se sa për të na ardhur në Shqipëri.
Në momentin kur ta mbyll hyrjen dhe të fut në listën e zezë këtu falimenti është e një pjesë të rëndësishme të ekonomisë, nga pronarë hotelesh, operatorë turistikë, kamerierë, banakierë, qiradhënës.. pra, ai cuni i vogël që e kanë vënë ministër të Jashtëm duhet ta ngrejë bythën dhe duhet të shkojë në Bruksel dhe nuk duhet ta lëvizi bythën që atje.
Këtu është gjithë problemi dhe revoltën e kam me këtë idiot sepse duhet të shkojë të sqarojë njerëzit, Brukselin, nuk ka punë tjetër për të bërë ky njeri, jo të takojë Grenell. Është një kalama që e kanë vendosur atje dhe duhet të iki atje, ndjesë për fjalorin”, u shpreh gazetari këtë mëngjes.