Flash News

KRYESORE

BE jep 'Ok' për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Një lajm shumë i mirë për Shqipërinë, mes ditëve të vështira që po kalon për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Këshilli i Ministrave të BE-së, ka vendosur të japë dritën e jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendimi ka ardhur pas mbledhjes përmes një video-konference të zhvilluar ditën e martë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili thekson se ky vendim është një mesazh i rëndësishëm për dy vendet që e ardhmja e tyre është në Bashkimin Europian.

“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot  një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkruan ai në twitter.

 

 

 

 

Edhe ministri gjerman i Evropës, Michael Roth konfirmoi lajmin përmes twitter-it:

“Lajm i mirë në këto kohë të zymta: më në fund drita jeshile në video-konferencën e sotme të Këshillit të Ministrave për Evropën për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Urime Tiranës dhe Shkupit."

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se Këshilli Europian ka mbështetur Shqipërinë për hapjen e negociatavë për anëtarësim, por duhet te plotësohen 13 kushte.

Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE, ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykates së Lartë pas marrjes së opinionit nga Komisionini Venecias dhe rezultatet e para në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrpusionit nga organet e reja të drejtësisë, janë tre kriteret që KE kërkon që të plotësohen nga Shqipëria.

Të fundit