Flash News

KRYESORE

BE kërkon 'qasje graduale' për heqjen e kufizimeve ndaj pandemisë

BE kërkon 'qasje graduale' për heqjen e kufizimeve ndaj

Bashkimi Evropian ka bërë të ditura rekomandimet para se vendet anëtare të heqin masat e bllokimit, duke paralajmëruar vendet të jenë të kujdesshëm.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se parakushtet kryesore ishin që shtetet të kishin një rënie të konsiderueshme të infeksioneve, aftësi të mjaftueshme në sistemin e tyre shëndetësor dhe monitorim dhe mbikëqyrje të përshtatshme.

“Në përgjithësi, ne rekomandojmë një qasje graduale dhe çdo veprim duhet të monitorohet vazhdimisht”, tha Ursula von der Leyen.

Qëllimi është që "të sigurojë një dalje të koordinuar nga masat e kontrollit", tha presidentja e KE, ndërsa shtoi se në 4 maj pritet të mbahet edhe një konferencë online për të adresuar mangësitë e financimit.

Të fundit