BE kërkon që Shengeni Ballkanik të jetë në përputhje me rregullat e unionit

Bashkimi Evropian i mirëpret nismat për rritjen e bashkëpunimit rajonal, por në të duhet që të përfshihen të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu nisma të tilla duhet që të jenë në përputhje me të gjitha rregullat e unionit.

“Është e rëndësishme që nisma rajonale të përfshijnë të gjitha partnerët në Ballkanin Perëndimor dhe të jenë në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, duke u bazuar gjithmonë në angazhimet e marra më herët”, tha zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic për Gazetën Express.

Sipas saj, bashkëpunimi rajonal është thelbësor për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. BE mbështet faktin që në samitin Ohrit u vendos që të respektohen të gjitha angazhimet e marra nga marrëveshjet ekzistuese siç është CEFTA.  Shengenin e Ballkanit Perëndimor e ka përkrahur edhe SHBA-ja.