Flash News

KRYESORE

BE lajmëroi mbylljen e kufijve, Bushati ka një apel të rëndësishëm për Gent Cakajn

BE lajmëroi mbylljen e kufijve, Bushati ka një apel të

Bashkimi Europian bëri të ditur se do të mbyllë kufijtë për të paktën 30 ditë, me qëllim kufizimin e përhapjes së koronavirusit. Megjithatë, shumë shqiptarë kjo situatë i gjen të papërgatitur, pasi ndodhen jashtë vendit dhe mund të gjenden përballë përfundimit të afatit 90-ditor të lëvizjes në zonën shengen. Për këtë arsye, Ditmir Bushati bën një apel indirket për Ministrin e Jashtëm në Detyrën Gent Cakaj, të informojë qytetarët dhe të kërkojë nga KE që të mos penalizohen për këtë arsye.

Ditmir Bushati: Të dashur bashkëatdhetarë: Jemi të gjithë sot në një situatë të paprecedentë sepse e tillë është vetë natyra e kësaj Pandemie që s’njeh kufij dhe që ka detyruar e po detyron një e nga një shtetet t’i mbyllin ato.  Masat e ndërmarra janë të domosdoshme megjithëse kanë shkaktuar vështirësi në funksionimin e rrjedhës normale të jetës. Jeta, shëndeti dhe siguria e çdo qytetari ka përparësi absolute. Por besoj se krahas masave shtrënguese të pashmangshme, duhet të gjejmë edhe mjete e mënyra për të ndihmuar çdo bashkëatdhetar, aty ku janë mundësitë.

E kam fjalën pikërisht për ato qindra qytetarë shqiptarë që kjo situatë i gjeti në befasi jashtë vendit. Dikë në udhëtim në kufijtë kohor të qëndrimit të lejuar brenda zonës Schengen, dikë për trajtim mjekësor e dikë tjetër për qëllime studimi. Këta qytetarë me të drejtë kërkojnë të kthehen një orë e më parë në Shqipëri pranë familjeve të tyre. Në kushtet kur kthimi në atdhe duket një mision i pamundur, është i nevojshëm informimi i tyre, qartësimi i procedurave dhe rrugëve që mundëson kthimin e tyre në atdhe në përputhje me praktikat ndërkombëtare për situata të tilla.

Po kështu, duhet kërkuar ndihma e Komisionit Europian dhe Vendeve Anëtare të BE-së që askush prej shetatasve shqiptar të mos penalizohet në rastet e tejkalimit të periudhës 90 ditore në zonën Schengen. Ne nuk mund të parashikojmë se sa do të zgjas kjo situatë. Por, duhet të evidentojmë rastet e bashkëatdhetarëve të mbetur jashtë Shqipërisë për shkak të kësaj situate dhe përmes bashkëpunimit ndërshtetëror të sigurojmë një kalim të sigurtë që mundëson kthimin e qytetarëve në atdhe. Me kurajë, ndërgjegjësim e solidaritet do ta kalojmë edhe këtë situatë!

Të fundit