BE mbështet nismën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Komisionerja e re e Bashkimit Evropian për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë – Mariya Gabriel – ka njoftuar përmes një komunikimi zyrtar dhe publik që mbështet nismat për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Në muajt e ardhshëm ekipe ekspertësh do të zhvillojnë plane aksioni për rimëkëmbjen e këtyre vendndodhjeve dhe për identifikimin e burimeve të mundshme të fondeve.

Qëllimi i programit të “7 vendndodhjeve më të rrezikuara” është që të shërbejë si katalizator dhe të promovojë ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore europiane përmes “fuqisë së shembullit të mirë”.

Ndërsa Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku shkruan:

“Mariya Gabriel, Komisionerja e re e Bashkimit Evropian për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë, sapo ka njoftuar mbështetjen e saj të plotë për listën e 7 Siteve më të Rrezikuara nga ana e Europa Nostra – ku kryeson Teatri Kombëtar.

Ky është mesazhi kulmor dhe vendimtar që tregon se komuniteti ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë shembjen e trashëgimisë kulturore dhe nuk do të lejojë kurrë prekjen e Teatrit Kombëtar.

Faleminderit nga zemra znj. Gabriel!

#mbroteatrin #mbroshqiperine”, shkruhet në postimin e Aleancës, krahas fotografisë së postimit të Mariya Gabriel.”