BE nuk i hap kufirin Shqipërisë prej koronavirusit, Shano: Qeveria hesht sepse ka dështuar

Eksperti i Ekonomisë Dritan Shano thotë se dështimi ësht arsyeja për heshtjen e qeverisë mbi moshapjen e kufijve të Shqipërisë me vendet e BE.

Në studion e Abc News, me gazetaren Juli Xhokaxhi ai tha se i pyetur për moshapjen e kufijve nga BE për shkak të pandemisë, Shano tha se qeveria hesht pasi ka dështuar me menaxhimin e saj.

Qeveria është e lumtur të mos flasë për këtë gjë sepse është një dështim i drejtpërdrejtë i saj. Është një gjë që ajo nuk e prek se shpreh vështirësinë e madhe ekonomikë që ndodhet vendi dhe ka të bëjë me dështimin e saj në politikën e jashtme. Ka të bëjë me të gjithë këto çalime të mëdha në këtë ditë halli nga ana e qeverisë”, u shpreh ai.

Shano arsyeton se në vend sot nuk ka ekonomi tregu, pasi qeveria është edhe kërkesa edhe oferta.

Sot nuk ka ekonomi tregu. Qeveria është edhe kërkesa edhe oferta. Qeveria është në një filozofi që deputeti Mima e ka shprehur, Kap ca të kapësh. Është një injorim total i situatës ku ndodhet vendi. Pagat e luftës nuk janë asgjë. Janë një mizerje, janë 5.5 euro në ditë. Jemi në lojën e një situate ku ti he hetuesi dhe qeveria është krimineli dhe mohon çdo gjë. Çdo kush nga ne ka të drejtë të pyesë ku do i çojë këto para. Nëse nuk i çon te problemet, për çfarë i do? Dëgjohet propaganda. Ne nuk e dimë edhe sa borxh tjetër do marrë qeveria deri në fund të vitit”, tha Shano.