All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

BE pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës: Shembull pajtimi për Europën

BE pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës: Shembull
All - Paragraf - 1

Pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës, për çështjen e emrit të Maqedonisë nga parlamenti i Greqisë, kanë reaguar zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian.

All - Paragraf - 3

Në një deklaratë të përbashkët të Presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, thuhet se që në fillim BE-ja ka mbështetur fuqishëm marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Duhej guxim politik, udhëheqje dhe përgjegjësi në të gjitha anët për të zgjidhur një nga mosmarrëveshjet më të forta në rajon. Të dyja vendet e kanë shfrytëzuar këtë mundësi unike, e cila përcakton një shembull pajtimi për Europën në tërësi dhe do të japë një shtytje të mëtejshme për perspektivën europiane të rajonit. Athina dhe Shkupi, së bashku, kanë shkruar një faqe të re për të ardhmen tonë të përbashkët të BE-së”, thuhet më tutje në deklaratë.

Të fundit