Flash News

KRYESORE

“BE sinjalizon rivendosjen e vizave. Shqipëria drejt izolimit”

“BE sinjalizon rivendosjen e vizave. Shqipëria drejt izolimit”

Ish-kryetari i Komisionit të Integrimit Evropian, Genc Pollo ka publikuar një pjesë të raportit të Këshillit të BE-së të mbledhur në Luksemburg, ku shkruhet për mundësinë e rikthimit të vizave për Shqipërinë. Pollo i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të marr seriozisht këtë zhvillim, pasi ka gjasa të mëdha që vendi të izolohet, pas kërkesë së Holandës.

“Udhëtimi i lirë në Europë, kjo arritje e çmuar e vitit 2010 dhe e prekshme nga të tërë po rrezikohet nga regjimi Rama. Edhe sot Këshilli i BE në Luksemburg sinjalizoi pezullimin e lëvizjes së lirë e rivendosjen e vizave. Kjo është kërkuar nga Holanda dhe është theksuar si mundësi imediate nga Komisioneri për Emigracionin Avramopulos. I vetmi njeri që nuk e merr seriozisht këtë zhvillim është Edi Rama”, shkruan Pollo në një postim në ‘Facebook’.

Këshilli i Ministrave të BE shtyu për herë të tretë hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke argumentuar mungesën e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendimi final për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut do të merret në Tetor.

Të fundit