Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Bebe Rexha arrin në Shqipëri, do të fillojë rindërtimin e dy shtëpive: Do kem gjithnjë gjak shqiptari
Bebe Rexha është e vetmja nga artistët e huaj me origjinë shqiptare që ka ardhur në Shqipëri për të parë nga afër situatën në të cilën ndodhet vendi ynë pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi 51 viktima.
Të pranishme kanë qenë dhe mediat dhe ajo ka dhënë një prononcim të shkurtër ku edhe ka shpjeguar arsyen e ardhjes këtu:
"Jam këtu të sjellë ndërgjegjësim ndërkombëtar sa i takon rastit në Shqipëri. Dua të sigurohem që të jem afër familjeve. Dua që të falënderoj ata që kanë shpëtuar jetën e qytetarëve nën rrënoja. Nuk ka rëndësi se sa eci nuk do harroj se nga vi, di kem gjithnjë gjak shqiptar.
Ajo gjithashtu ka thënë që e do vendin e saj dhe e ka thënë këtë në shqip:
"E dua vendin tim. Të dua Shqipëri, kaq. "
Bebe Rexha, shtoi gjithashtu se ka dashur ta jetojë ndjesinë nën këmbët e saj se ç`po ndodh me tokën shqiptare:
"Desha ta shihja me sytë e mi çfarë po ndodh. Doja ta ndjeja nën këmbët e mia tokën se çfarë po ndodh."
Këngëtarja shqiptare ka treguar se do të fillojë me rindërtimin e dy shtëpive:
"Do të filloj me rindërtimin e dy shtëpive. Do më pëlqente të përfshihesha edhe në rindërtimine shkollave. "
Më pas ajo ka thënë në shqip për familjarët të cilët kanë humbur dy prej anëtarëve të tyre: "Zoti i qoftë në xhenet".