Flash News

KRYESORE

Bebe Rexha bën krenarë shqiptarët, fiton çmim në MTV Video Music Awards 2019

Bebe Rexha bën krenarë shqiptarët, fiton çmim në MTV

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka shënuar suksesin e radhës në karrierën e saj muzikore.

Pas Rita Orës, ajo bëhet shqiptarja e dytë që fiton çmim në një prej ngjarjeve më të mëdha të vitit, MTV Video Music Awards 2019.

Bebe u nominua në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, dhe arriti ta rrëmbejë këtë trofe me këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Bebe Rexha ka lënë prapa këngët e tjera në nominim si: “Solo” nga Clean Bandit dhe Demi Lovato, “Taki taki” nga DJ Snake, Selena Gomez, Ozuna & Cardi B, “Happier” nga Marshmello & Bastille, dhe këngën “Electricity” të kënduar nga shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa, në bashkëpunim me Silk City.

Të fundit