Flash News

KRYESORE

Bebe Rexha e ftuara speciale e Jimmy Fallon

Bebe Rexha e ftuara speciale e Jimmy Fallon

Mesa duket arena ndërkombëtare e muzikës nuk po kursen asnjë pjesë të saj për këngëtaren me origjinë shqiptare Bebe Rexha. Sukseset e njëpasnjëshme ajo po i arrin falë talentit të saj.

Mbrëmjen e së premtes këngëtarja shqiptare ka qenë e ftuar speciale në emisionin  “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” në New York City. Ndërkohë që në këtë show televiziv, ajo performoi për herë të parë me këngëtarin Louis Tomlinson.

Ata kanë interpretuar këngën e tyre të re “Back to You”.

Bebe Rexha nuk ua kursen fansave dhe dashamirësve të saj në rrjetet sociale asnjë pjesë të suksesit të saj. Kështu edhe performancën e së premtes e ka publikuar në llogarinë personale facebook, ndërsa Louis Tomlinson kishte shkruar në Twitter se, “ishte vërtet ndjenjë e mrekullueshme. Nuk më pritet që ta shikoni”.

 

Të fundit