Flash News

KRYESORE

Bebe Rexha flet hapur për operacionet plastike dhe frikën e saj

Bebe Rexha është kthyer në një nga këngëtaret më të suksesshme në Amerikë dhe është gjithnjë në qendër të mediave. Rasti më i fundit kur Bebe u bë temë e shumë diskutuar ishte kur stilistët po e refuzonin për shkak të peshës dhe nuk merrte asnjë përsipër t`i bënte fustanin për ndarjen e çmimeve Grammy.

Shpesh akuzohet dhe për operacione plastike për shkak se këngëtarja shqiptare ka vithet e mëdha por për një intervistë për "Health", ajo është treguar shumë e sinqertë:

“Unë nuk i kam bërë kurrë të pasmet, dhe as hundën. Ndoshta një ditë do të dua të bëj gjoksin, nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi. Në të vërtetë, unë kam një septum të devijuar (të hundës) dhe vazhdoj të marr infeksione të sinusit, dhe kam frikë  ta bëj atë. Kam frikë që t’i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjike… Nëse bëj hundën do ta them patjetër. Nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi? Unë bëj çfarë të dua.”

Të fundit