Flash News

KRYESORE

Bebe Rexha gatuan ushqimin e saj të preferuar, gjellën shqiptare me mish e lakra

Bebe Rexha e ka pohuar përherë dashurinë e madhe që ka ajo për rrënjët e saja shqiptare. Në postime të shumta por edhe në intervista e cek që është shqiptare dhe krenare.

Përmes videove që ka postuar në profilin e saj, ajo ka treguar hap pas hapi përgatitjen e një ushqimi tipik shqiptar, gjellës me mish e lakra. Bebe ka treguar se gatimi është një ndër gjërat që pëlqen më shumë të bëjë dhe duket shumë e aftë.

Pas përgatitjes së gjellës, ajo e ka hedhur në një pjatë dhe ka lyer gjellën me copën e bukës, gjë që s`ka shqiptarë që nuk e bën ose që nuk e ka bërë.

 

Të fundit