Flash News

KRYESORE

Bebe Rexha mëson ndjekësit si të gatuajnë ushqim tradicional shqiptar

Bebe Rexha është shumë e apasionuar pas traditave shqiptare dhe këtë e tregon sa herë ka mundësi nëpër postimet e saj në rrjetet sociale.

Ajo e tregon dashurinë për atdheun qoftë me brohorima në koncerte dhe e mbështjellë me flamurin kuq e zi, me vallet shqiptare apo dhe gatimet tradicionale.

Kësaj radhe, këngëtarja ka zbuluar për të gjithë fansat e saj ushqimin e preferuar për të dje ka treguar dhe se si gatuhet. Bëhet fjalë për fërgesë dhe gjatë videos që ka postuar në Instastory, dëgjohet teksa thotë:

"Kjo është një pjatë shqiptare. Quhet speca me gjizë ose me djathë, si të doni. Gjithçka që duhet të bëni është të merrni pak bukë, ta prisni, të merrni gjizë dhe speca dhe ta vendosni sipër. Më besoni, është gjëja më e mirë që do hani në jetën tuaj."

Më pas Bebe ka postuar dhe recetën se si mund të bëhet fërgesa shqiptare.

Të fundit