Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Bebe Rexha publikon albumin debutues; sukses të menjëhershëm në 47 shtete
Bebe Rexha ka publikuar ditën e djeshme albumin e saj debutues në tregun amerikan dhe atë botëror. Këngëtarja me origjinë shqiptare është aktive në muzikë prej disa vitesh, por vetëm tani ajo ka arritur të realizojë albumin e parë, “Expectations”.
Pa mbushur 24 orë nga publikimi, “Expectations” ka arritur të shesë më shumë se 500 mijë kopje dhe renditet brenda listës me 10 albumet më të shitur të momentit në 47 shtete në të gjithë botën. Albumi i Bebes renditet gjithashtu i treti në ‘iTunes’.
Pjesë e “Expectations” janë dy hitet e Bebe Rexhës, ‘I Got You’ dhe ‘Meant to Be’, këngë për të cilat ajo është vlerësuar me dhjetëra çmime në SHBA dhe Evropë.
“I’m a Mess” është kënga më e re e Bebes, të cilën ajo ka përzgjedhur për të prezantuar albumin e ri.