Flash News

KRYESORE

Bebe Rexha i shpëton aksidentit, këngëtarja tregon frikën e përjetuar

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ frikën e përjetuar që i shkaktoi një taksist.

Ngjarja është përshkruar nga vet artistja, e cila ka shpjeguar detajet në ‘Instastroy’.

“Thuajse u përplasa nga një taksist sot në aeroport, teksa po  kaloja në rrugën e këmbësorëve. Po shikoja që të sigurohesha që nuk po vinin makina drejt meje, dhe ai u bë i paduruar, erdhi vetëm një hap larg meje me qëllim. Kështu mora çantën time YSL dhe e godita makinën e tij. Isha kaq e trembur dhe e inatosur. Por duhet të bëj kujdes me nervat”, shkruan këngëtarja në ‘Instastory’.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas përfundimit të ceremonisë madhështore të çmimeve “Grammy”.

Të fundit