Bebe Rexha tregon se paratë për rindërtimin e shtëpive do menaxhohen nga ajo dhe jo nga qeveria

Bebe Rexha ka premtuar që do të rindërtojë dy shtëpi në fshatin e Bubqit. Ajo ka ardhur sot nga SHBA drejt Shqipërisë. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar se është shumë krenare për gjakun që mban në venat e saj dhe ka premtuar që sa shumë të arrijë në jetë, kurrë nuk do të harrojë se nga vjen.

Bebe mblodhi paratë së bashku me fansat e saj dhe se do menaxhohen nga ajo dhe jo qeveria shqiptare.

 “Do menaxhohen nga unë dhe jo nga qeveria. Është me të vërtetë për të ardhur keq me çfarë ka ndodhur këtu. Ndaj edhe unë erdha. Nesër kam shfaqje në Çikago dhe  në ditën e pushimit erdha këtu. Mblodha para me fansat e mi, ndaj erdha të takoj familje Musa  të shoh shtëpinë. Jemi këtu me arkitektët dhe shpresojmë të mbledhim sërish para për të ndërtuar para edhe për dy shtëpi të tjera. Deri tani kemi mbledhur para për dy shtëpi. Shpresoj të mbledhim sërish.”