Flash News

KRYESORE

Bebe Rexhën e kritikojnë për peshën, këngëtarja: Kjo më lëndon, ju nuk i dini arsyet

Bebe Rexha shpesh herë është kritikuar për peshën e saj, kujtojmë dhe rastin e "Grammy" kur stilistët nuk pranonin të bënin fustane për të.

Sërish, ajo është "shënjëstruar" për këtë gjë.

Por Bebe ka reaguar duke thënë që kjo sjellje është e shëmtuar, sidomos kur nuk dihen arsyet pse ka ndodhur.

Ajo shkruan se janë të shumta shkaqet si varësitë apo pirja e ilaçeve që të bëjnë të shtosh në peshë por që nuk e përcakton se cili është shkaku që e kanë bërë atë të shtojë disa kg.

“Më pëlqen të ha dhe nuk mund ta mohoj këtë. Por ju nuk i dini historitë e të gjithëve. Të shkuarën e njerëzve, varësitë e tyre, marrin apo jo ilaçe që i bëjnë të shtojnë në peshë. Depresioni. Kështu unë përpiqem të mos i gjykoj të tjerët. Por kjo më lëndon ndjenjat, sepse unë kam fituar shumë peshë, por është shumë e vështirë ta humbas.”

“Pesha ka qenë diçka e vështirë për mua, që kur kam qenë vajzë e vogël. Po është një rrugë e gjatë dhe unë nuk do të fshihem pas një guri sepse kam fituar peshë. Unë do të stërvitem dhe do të kem ditë të mira dhe ditë të këqija.”

 

Të fundit