Flash News

KRYESORE

Beccheti padit Edi Ramën e Matteo Renzin në Gjykatën Administrative të Lacios

Beccheti  padit Edi Ramën e Matteo Renzin në  Gjykatën

Biznesmeni i njohur Italian, ish-pronari i televizionit “Agon Channel”, Francesco Beccheti, ka vendosur të luajë fort. Bëhet e ditur se ai ka paditur shtetin shqiptar në Gjykatën Administrative të Lacios, pas mbylljes së televizionit “Agon Channel” dhe gjithashtu ka vendosur që të padis, po në të njëjtën gjykatë, edhe qeverinë italiane, se nuk ka mbrojtur të drejtat e tij si investitor.

Çështja është  regjistruar në 19 maj, në gjykatën administrative të Lacios dhe tashmë italianit do t’i duhet të përballet me një numër gjyqesh, pasi ka disa me shtetin shqiptar.

Avokatët e Becchettit kanë paditur ish-kryeministrin Matteo Renzi dhe ish-ministrin e jashtëm (sot kryeministër) Gentiloni se qëndruan pasivë ndaj “persekutimit të qartë dhe të pastër që iu bë pronarit të “Agon” nga qeveria shqiptare.

Në padi autoritetet e larta italiane akuzohen se nuk e mbështetën dhe nuk e mbrojtën aktivitetin e lirë sipërmarrës i cili u bë viktimë e një komploti të përkatitur nga politika dhe një grupi trafikantësh të lindjes që kërkuan ta zhveshin nga pronat e tij dhe nga pushteti që i jepte televizioni.

Për Francesco Becchetti u shpall mandat i arrestit dy vite më parë në qershor 2015 dhe pak javë më pas atij iu vu nën sekuestro edhe “Agon Channel”.

Që në atë kohë u përfol që lidhjet e forta me qeverinë e Matteo Renzit e detyruan kryeministrin Edi Rama, që foli para drejtësisë kundër Becchettit, t’a godiste atë.

Të fundit