Flash News

KRYESORE

Befasia në Gjermani, rezerva shkakton penallti pa qenë në fushë

Befasia në Gjermani, rezerva shkakton penallti pa qenë në
Lojtari i Holstein Kiel, Michael Eberwein, mund të quhet rezerva më e pafat në historinë e futbollit. Ai dje ishte duke bërë nxehjen pas porte gjatë ndeshjes së kategorisë së dytë ndaj Bochum-it, kur ka gjuajtur topin për ta rivënë në lojë. Megjithatë, VAR ka dalluar se mesfushori ka prekur topin përpara se të dilte jashtë vijës fundore, çka ka detyruar arbitrin Timo Gerach të japë një penallti. Madje, ai ka nxjerrë edhe kartonin e verdhë nga xhepi. Nëse një rezervë ndërhyn në lojë, arbitri mund të marrë masa disiplinore dhe të akordojë një faull ose penallti, bazuar në rregullat e futbollit. Duket absurde, por kjo ndodhi dhe në Gjermani janë shtangur të gjithë!

Të fundit