Flash News

KRYESORE

Befasia nga Panucci, kërkon 57 mijë euro bonuse nga FSHF-ja

Befasia nga Panucci, kërkon 57 mijë euro bonuse nga FSHF-ja

Kërkesat e trajnerit Christian Panucci ndaj Shqipërisë dhe Federatës Shqiptare të futbollit nuk kanë fund. Kështu e nis Top Channel lajmin më të fundit dhe të papritur për italianin dhe marrëdhënien e tij problematike me organin më të lartë të futbollit shqiptar.

Para disa ditësh, ish-trajneri i kombëtares kuqezi ka kërkuar shpërblimet e fitoreve dhe barazimeve të arritura nga Shqipëria me trajnerin Edy Reja. Bëhet fjalë për 57 mijë euro të parashikuara në kontratën e tij, ende të vlefshme, meqë ai është shkarkuar nga FSHF-ja dhe paratë ende "xhirojnë".

Në 15 ndeshjet e tij si timonier i kuqezinjve, Panuci ka 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. Ai u shkarkua pas humbjes 2-0 me Turqinë dhe që atëherë vijon të marrë pagën si trajner i kombëtares, bazuar në rregullat e futbollit, por edhe të një kontrate normale midis dy palësh.

Paga mujore e trajnerit Panucci në FSHF është 20 mijë euro në muaj, po aq sa paga aktuale e trajnerit Reja, i cili do të vijojë të jetë drejtuesi i kombëtares sonë.

Të fundit