Flash News

KRYESORE

Begaj: Më kanë vrarë për së gjalli, kam lindur në këtë vend ku s'ka shtet

Begaj: Më kanë vrarë për së gjalli, kam lindur në

Pasi rezultoi me doping edhe në testin B, Romela Begaj është shprehur në një deklaratë për median se është e pastër dhe shteti shqiptar nuk i ka dhënë asnjë mbështetje edhe pse ajo e nderoi vendin duke u shpallur kampione bote.

“Më vjen keq që kam lindur në një vend që nuk ka shtet. Më kanë vrarë për së gjalli. Unë punën time e bëra, i solla medaljen Shqipërisë dhe harxhova rininë time për këtë sukses. E bëra për familjen dhe për këtë flamur. Nëse do të isha amerikane do të isha me ato medalje qe jam. Më vjen keq që jemi bota e tretë dhe kam mundur botën e parë”, tha Romela.

Ajo gjithashtu ka shtuar se është e gatshme për çdo analizë e çdo hetim dhe se nuk i trembet askujt.

“Është turp për mua që jam akuzuar për pasjen e kësaj substance. Jam e gatshme të bëj çdo lloj analize, çdo lloj hetimi. Të gjitha medalje që kam sjellë i kam të pastra, nuk i trembem askujt,” është shprehur ajo duke shtuar se nuk ka mundësi financiare për ta ndjekur këtë çështje siç duhet për të vërtetuar pastërtinë e saj. 

Të fundit