Flash News

KRYESORE

A bëhen konsultime brenda ‘Frontit Opozitar’? Lefter Koka kundër Bashës: Nga incineratorët përfitojnë bashkitë, mos dezinformo qytetarët

A bëhen konsultime brenda ‘Frontit Opozitar’? Lefter Koka

PD dhe LSI janë bashkuar në një ‘front opozitar’ kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, por brenda këtij fronti nuk ka konsulta të rregullta, të paktën kjo u provua në debatin për incineratorët që po ndërtohen në disa qytete të vendit.

Ish-ministri i Mjedisit nga LSI, Lefter Koka foli në foltoren e Kuvendit menjëherë pas kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili akuzoi qeverinë për aferë korruptive për çështjen e incineratorëve. Koka nuk mbajti të njëjtën linjë me Bashën, por përsëriti argumentat e qeverisë se koncesioni është 7 vjeçar dhe më pas incineratorët do u kalojnë bashkive ku janë ndërtuar.

“Shifrat që përmenden nuk janë të sakta”, deklaroi deputeti i LSI-së, duke kërkuar “që të mos dezinformohen qytetarët” për këtë çështje.

Kjo është përplasja e parë PD-LSI që pas zgjedhjeve 25 qershorit, por Basha në akuzat e tij publike për këtë çështje i ka kursyer akuzat ndaj Lefter Kokës, ndërsa ky i fundit nuk ka ngurruar ta akuzojë për dezinformim.

Të fundit