Flash News

KRYESORE

Bëhen prindër pas 15 vitesh, çifti shqiptar pagëzon binjakët me emrat Vjosa dhe Albin

Bëhen prindër pas 15 vitesh, çifti shqiptar pagëzon

Mediat në Kosovë sot kanë publikuar historinë e një çifti që kanë zgjedhur dy emra shumë aktualë për dy fëmijët e tyre të porsaardhur në jetë, pas 15 vitesh martesë.

E veçanta e këtij rasti është se prindërit kanë vendosur që për dy binkakët e tyre, djalë dhe vajzë, t’i quajnë Vjosa dhe Albin.

“Pas 15 vitesh u bëra baba i një vajze e një djali dhe emrat u lash ALBIN e VJOSA , ishalla bëhen si Albin Kurti e Vjosa Osmani. Qofshin me jetë të gjatë e të lumtur Vjosa e Albini”, ka prindi i binjakëve ne rrjetet sociale.

Kujtojmë se Albin Kurti, u shkarkua si kryeministër pak javë më parë, pavarësisht kushteve të pandemisë që po kalon edhe Kosova, ndërsa Vjosa Osmani votoi kundër LDK, partisë së saj.

Të fundit