Bëhet baba për herë të parë, këngëtari shqiptar: Ndjesi kaq e bukur!

Këngëtari i njohur Altin Sulku është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e ka dhënë vetë në rrjetet sociale dhe zbulon se është bërë baba i një djali, të cilin e ka quajtur Roal.

“Tjetër të të thonë dhe tjetër ta përjetosh këtë ndjesi kaq të bukur. Mirë se erdhe në këtë botë biri im Roal. Faleminderit Zot”,  shkruan Sulku në profilin e tij.

I urojmë Roalit jetë të gjatë e të shëndetshme!