Flash News

KRYESORE

A bëhet seks dhe pihet hashash në kampin e FRESSH? Eljo Hysko: Kemi njoftuar policinë…

A bëhet seks dhe pihet hashash në kampin e FRESSH? Eljo Hysko: Kemi

Eljo Hysko prej disa ditësh bashkë me 2.200 të rinj është në kampin e Jalës. Duket se tashmë “lufta” me LRI-në ka përfunduar dhe kryetari i FRESSH-it shprehet se gjithçka po ecën më së miri në këto ditë.

Në një intervistë dhënë për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare”, ai tregon detaje nga pushimet në Jal. Goca të bukura duket se ka plot, por Eljo ka pak kohë në dispozicion për t’i parë, sidomos ato të LRI-së. Hashash apo alkool në kamp? Kryetari i FRESSH-it na thotë se janë marrë të gjitha masat që të mos ndodhë asnjë incident. Sa i përket asaj nëse bëhet apo jo seks, nuk di të thotë gjë, pasi nuk i futet askujt në çadër.

“Ne si ekip organizator kujdesemi që në kamp të mos ndodhë asnjë nga këto fenomene (alkool, hashash, seks). Ne kemi njoftuar Policinë e Shtetit dhe ka masa rreptësisht të ndaluara për pjesën e hashashit. Nuk i kam hyrë në çadër njeriu, po njerëzit më duken të çtensionuar”, është shprehur Hysko.

Të fundit