Flash News

KRYESORE

Bëhet zyrtare data e re kur do të mbahen Lojërat Olimpike

Bëhet zyrtare data e re kur do të mbahen Lojërat Olimpike

Siç është bërë edhe më herët me dije, Lojërat Olimpike që do të mbaheshin nga data 24 korrik deri më 9 gusht të vitit 2020 në Japoni, janë shtyrë.

Kryeministri Shinzo Abe ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e turneut të famshëm botëror. Pas një kërkese për presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, u vendos që “Tokyo 2020” të shtyhet me një vit.

Eventi i cili ishte parashikuar për këtë verë do të mbahet vitin tjetër, në datat 23 korrik deri më 8 gusht 2021. Ky vendim u bë i ditur në një njoftim zyrtar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Të fundit