Flash News

KRYESORE

Behrami la futbollin në tetor, nis stërvitjen me ekipin e Serie A

Behrami la futbollin në tetor, nis stërvitjen me ekipin e Serie A

Shqiptari Valon Behrami i ka habitur të gjithë, pasi në tetor la futbollin duke u larguar nga ekipi i Sion-it, ndërsa në janar do t'i rikthehet sërish. Ai duket se ka vendosur ta bëjë nga Serie A.

Ish-mesfushori i Zvicrës ka nisur stërvitjen me Genoan. 34-vjeçari duhet të bindë drejtuesit që t'i ofrojnë një kontratë. Genoa ka nevojë për shërbimet e një ekpsperti si shqiptari, pasi ndodhen në zonën e ftohtë dhe po luftojnë që të qëndrojnë në Serie A.

Veterani ka fituar Kupën e Italisë me Napolin, ndërsa ka luajtur dhe me ekipe si Lazio, Fiorentina, Udinese në Itali, West Ham dhe Watford në Angli, apo Hamburg në Gjermani. Një ekspert i vërtetë i futbollit italian.

Të fundit