Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bëhuni autorë të fatit tuaj; kundër katër personave që mbajnë peng vendin
Jozefina Topalli
Ishte viti 1977. Në auditorin A1 të Universitetit po bëhej Olimpiada e Matematikës. Isha e vogël, në klasën e 7, hyra me emocion në atë sallë, më dukej se kohën e kisha kundërshtare. Ajo po më ikte dhe nuk po zgjidhja një ushtrim.
Në fakt i bëra të gjitha. E ndjeva se ia dola.
Kur koha mbaroi i kisha hedhur një sy të fundit. Isha gjithë gëzim. Po ecja shpejt për të shkuar në shtëpi. Të nesërmen në 11 janar të gjithë e dinin se kisha fituar vendin e parë. Kur zilja ra, më tha një mësues: prit pak, ti ke dalë e para, por nuk mund ta japim çmimin.
Kam pritur mbi 40 vjet për të ardhur këtu, kësaj radhe për një çmim në emrin tim dhe ju falenderoj. Para pak ditësh më erdhi një sms e cila më vuri në dijeni se do nderohesha me çmim. Po mbaja në krah fëmijën e sapolindur të vajzës. U çudita. Kur bie nga pushteti nuk të japin çmime. Pastaj thashë, është Universiteti i Shkodrës.
Më vjen mirë që u kujtuat për mua dhe sot jeni në këtë ceremoni prekëse. Punoja shumë. Doja të bëhesha si Mari Kyri. Njëherë nuk zgjidhja dot një problem. S’ia dola gjithë pasditen. Kur rashë me fjet' mora një laps dhe e zgjidha.
Kush mendon se politika ka qenë pasioni im gabohet. Unë jam këtu për shkak të angazhimit 20 vjeçar në politikë. Pasioni im më i madh ka qenë matematika.
Pasioni im pengohet rrugës, siç më ndodh shpesh. Njëlloj, për 10 vite, më hoqën të drejtën për të studiuar. Ky fakt më ndoqi deri në mbarim të sistemit. Kur mbarova Gjimnazin besova se do më jepnin të drejtën të studioja. Im atë më thoshte se na kishin shpall' 'armik të popullit', si mendon se mund të të lenë të studiosh?
Kush mendon se historia s'përsëritet, gabohet. Nëse sot kritikon përsëri 'armik' të shpallin. Mund të të thonë kolaboracioniste. Atëherë nuk e dija se jeta nuk është një rrugë pa aksidente. Unë, jo vetëm që nuk u bëra si Mari Kyri, por gjërat u komplikuan.
Në vend të studimeve fillova tezgjah. Pas 6 muajsh do futesha. Jetoja me pensionin e babait dhe kisha mësuar të punoja me centro etj. Mezi po prisja të merrja rrogën, por kur kaluan gjashtë muaj drejtoresha më tha 'për ty nuk kemi vend pune'.
Dikur, pas dy vitesh, babai i një shoku klase në 8 vjeçare më ndihmoi për te Stacioni i Misrit. Kam punuar tokën.
Në '91 dhashë një konkurs pranimi. Fillova në Tiranë, por më pas u ktheva në Shkodër. Mbaj mend se në ceremoninë e diplomimit kisha vajzën për dore. Kam dështuar për shumë vite, deri sa hyra në Universitet.
Unë kurrë nuk kisha parë në ëndërr të bëhesha kryetare parlamenti, por kurrën e kurrës nuk e besoja se në liri vendi ynë të vuante nga mungesa e përfaqësimit, sepse dikujt i interesonte për të ruajtur karrigen, djegia e mandateve dhe moshyrja në zgjedhje.
Gjërat janë të çuditshme në jetë.
Kur më ofruan të bëhesha deputete, isha 32 vjeçe. Kisha dështuar edhe në ëndrrën time për të dhënë mësim në Matematikë në Fakultetin e Shkencave këtu, sepse vendet po mbylleshin. Isha Kancelare dhe sapo kisha filluar me dhënë mësim të drejtën publike.
Në ’96 më zgjodhën menjëherë kryetare e Komisionit të Ligjeve kur unë kisha krejt pak eksperiencë. Dhe pas një viti, kur dolëm në opozitë, në 1997, më votuan për nënkryetare e Kuvendit. Opozita më mësoi të njoh vendin, njerëzit, problemet e sfidat. Pushteti më dha privilegjin të kontribuoja për liberalizimin e vizave dhe futjen e vendit në NATO.
Kur fitova një eksperiencë të madhe dhe isha më kompetente se vite më parë, më larguan. Kam hyrë në politikë kur koha ishte të kualifikohesha. Më nxorën nga Parlamenti kur kisha kompetencat dhe kualikimet e duhura.
Kam qenë edhe nxënëse me nota shumë të mira dhe nuk duhet të bëja Universitet. Kam qenë edhe armike, edhe përfaqesuese e qytetit tim të dashur. Kam qenë edhe punëtore bujqësie, edhe kryetare e Parlamentit; kam qenë edhe në fund, e kam hipur edhe në majë. Kam gabuar shumë herë. Kam patur maturinë për ta pranuar dhe kam patur kurajon për ta thënë. Por kurrë nuk kam bërë një gabim. Nuk jam dorëzuar kurrë. Kam vrapuar pas besimeve të mia, pa pyetur për pasojat.
Kam qenë e privilegjuar me përfaqësue Shkodrën. Në botë ka shumë qytete të bukura. Për mua Shkodra është më e bukura, më inkluzivja, më e vërteta dhe më e dashura. Dhe e vërteta ka qenë liria ime, liria e qytetit tim. Ndonjëherë edhe nuk ia kam dalë. Por kam gjetur edhe forcën për të falur, shpresën për të bërë gjëra të reja, sigurinë kur kam pasur frikë dhe miqësinë kur kam pasur moskuptim.
Gjatë tre viteve të fundit kam pasur kohë për reflektim. Dhe më shumë kohë për të gëzuar buzëqeshjen, për të reflektuar mbi trishtimin, për të përqafuar më shpesh fëmijët dhe për t'i qëndruar më afër nënës time që nuk lëviz nga shtrati. Nuk të bëjnë të lumtur vetëm duartrokitjet, por gjen veten të lumtur dhe në anonimat.
Dhe sot jam e nderuar që qëndroj para jush në Universitetin e qytetit tim. Falenderoj Rektoratin për fjalët e mira, Senatin e shoqatën Alumni për përzgjedhjen. Unë nuk besoj se kam qenë më e mira. Mendoj se kam një histori ku kam provuar se e verteta është liria ime. Dhe këtë e kam nga qyteti im. Nuk e di nëse në jetë kam bërë zgjedhjet më të mira profesionale, por di të them se po të kthesha pas, mbase do merresha me Teknologjinë e Informacionit. Ia kam këshilluar fëmijëve të mi, do ua sugjeroja, pa dashur t'i imponohesha, çdo gjimnazisti.
Ne po jetojmë në kohën e revolucionit të katërt industrial. Ne jetojmë në sfidat e inteligjencës artificiale. Meqë politika nuk e ka mendjen aty, do iu përsërisja sot si qytetare e Shkodrës. Ne duhet të ndjekim zhvillimet e kohës. Dhe shqiptarët mund t'ia dalin në një fushë ku shumë të rinj të tjerë në botë të privilegjuar do të përtonin dhe nuk do të donin të lodhnin veten.
Unë e di që prindërit tuaj kanë shumë halle e mendime në kokë. Dëgjoj shpesh se ata janë të trishtuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Dëgjoj çdo ditë që njerëzit ikin. Se shpesh janë buzë dëshpërimit. Dhe kam dhimbje të madhe kur shoh se mbyllen shkolla se fëmijët e prindërit kanë ikur, se rrugicat janë zbrazur dhe qytetet po vazhdojnë të braktisen. Nga gjithë problemet që kalon vendi, boshatisja e vendit më duket gjëja më e rëndë.
Ka vetëm një gabim që ne nuk duhet ta bëjmë asnjëherë: mos të dorëzohemi. Më mirë se studentët askush nuk mund të fillonte një lëvizje kundër katër personave që mbajnë peng vendin. Kur i humbet të gjitha ndihesh i fortë. Është atëherë që frika nuk bën më frikë.
Pas tri dekadave vendi është pa përfaqësim. Ekonomia nuk ecën, nuk ka as qeveri. As opozitë. Ato kanë deformuar demokracinë e brishtë. Ata, ose bëjnë pazare, ose bëjnë shantazhe ndaj njëri tjetrit. Është më mirë të ikin katër shahistë e të rrinë shqiptarët këtu në vendin e tyre. Nëse forcat e vjetra politike nuk reformohen, ka vetëm një zgjidhje një lëvizje të re, një lëvizje për ndryshim.
Dhe mendimi im është te të rinjtë, te ju që e keni zemrën gjithnjë të re: mendo pak, çfarë force e madhe ndodhet brenda jush. Mos e fusni në guackë për të pritur nesër. Mos e shtyni për javën e ardhshme, për muajin e ardhshëm, për vitin e ardhshëm. Çfarë e bën këtë vend të veçantë jeni ju. Dhe mos e harroni këtë. Ata që janë në krye të partive kanë frikë nga ju. Ma besoni mua.
Mos lejoni t'ua heqin fëmijët nga shtëpia e tua çojnë në emigracion.
Mjegulla nuk mundet të na errësojë përjetë shikimin tonë. Ndoshta ndonjë nga të rinjtë këtu do të fillojë lëvizjen për ndryshim e ndoshta nesër do të jetë në Parlament për t'i kthyer Kuvendit e vendit shpresën për ndryshim, ndoshta nuk do të jetë në Kuvend, por do të jetë në bashkinë e vet për t'i dhënë shpresë qytetit; do të jetë në punën e tij për t'i dhënë jetë e perspektivë familjes.
Dhe, si unë në Shqipëri ka me mijëra. Përfytyrojeni. Kur të bashkohemi të gjithë bashkë që vendit t'i kthehet shpresa, të rinjve mundësia për punësim, të moshuarve një pension më dinjitoz, shëndeti e përkujdesja e duhur, dhe në fytyrat e njerëzve të kthehet buzëqeshja, mjaft me dëshpërim.
Bëhuni autorë të fatit tuaj. Jeta juaj është ndërmarrja më e madhe në botë. Jeta është një spektakël i pabesueshëm.
Ju sot më dhatë mundësi të udhëtoj brenda vetes të dashur profesorë e studentë!
*Fjala e mbajtur sot në Universtetn e Shkodrës ku Jozefina Topalli është nderuar me çmimin 'Alumni 2019'
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38