Flash News

KRYESORE

"Bëhuni gati (duke mos u bërë gati) me mua"

"Bëhuni gati (duke mos u bërë gati) me mua"

Alicia Keys është personzhi perfekt për t`ju përshtatur linjës së re të "Politiko" pa 'zoçka' dhe pa modele që frymëzojnë negativisht të rinjtë dhe në rrymën e kundërt të asaj çfarë vërtetë ka nevojë brezi i ri.

Jeta pa art, muzikë, film e pa yje televizioni nuk ka kuptim, por nuk kemi aspak nevojë për të "silikonizuarit" apo skandalet që prodhojnë.

Pra, me aq sa mundemi që nga dita e parë e janarit e këtej, po i shmangim modelet e jo-suksesit.

Alicia Keys prej kohësh tashmë, ka hequr dorë nga dukja e saj me grim të rënduar. Duhet thënë se gati-gati e ka braktisur komplet. Por kjo nuk do të thotë që ajo nuk kujdeset për lëkurën e saj, për fytyrën dhe mënyrën se si duket.

Këngëtarja e talentuar dhe shumë e preferuar në të gjithë botën, jo vetëm ka "përqafuar" natyralitetin por edhe ndërgjegjëson shumë të rinjtë të jenë sa më origjinalë dhe vetvetja.

Këtë e bën edhe përmes videove të saj në kanalin në Youtube me emrin e saj.

Në videon e fundit që ka postuar ka treguar se si mund të bëheni gati duke mos u bërë gati. Për të gjithë ju që keni pasion të tillë si Alicia mund të merrni ide fantastike. Për ju të tjerët që ju pëlqen më shumë makijazhi dhe ndiqni të tjera kanale, nuk bëni keq të ndaloni pak edhe tek Alicia.

Lëkura e fytyrës tuaj ka nevojë të marrë pak frymë.

Çlirojani poret!

Të fundit