Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Një politikan italian, i Partisë Demokrisitiane, që kishte lundruar me aftësi në ujërat e rrëmbyeshme të Republikës së Parë; kishte zakonin të pohonte se kolegët e tij të partisë “hanin”, duke nënkuptuar dorën e gjatë në xhepin e gjësë publike, por, të paktën, dinin si të qëndronin në me lezet në tavolinë. Ky demokristian u spastrua nga fshesa e madhe e “Duarve të pastra” e cila rrafoshoi paritë e vjetra italiane në muzgun e Luftës së Ftohtë; megjithatë komenti i tij i “dlirë”, shumëkujt, mund t’i sjellë në mendje deklaratën e famshme të një deputetit socialist: “Ne nuk do të vjedhim si ju”.
Pesë vite nga instalimi i Rilindjes, si shumë zotime të tjera elektorale, piskama e Shalsit ia la vendin një morie skandalesh që, me pohe e me bujë, prej gjashtëdhjetë muajsh, e mbajnë mazhorancën nën trysninë e përditëshme të menaxhimit të krizave. Në fakt, “lezeti”, ia la shumë shpejt vendin kanabisit, kriminelëve nëpër bashki dhe në Parlament, ligjit për importin e mbetjeve, që e kishin kundërshtuar vetë, koncesionet, pëpëpë-të, ministrat e Brendshëm dhe të afërmit e tyre, largimit në masë të shqiptarëve, sidomos të të rinjve (jemi shteti i shtatë në rang botëror për numrin e azilkërkuesve, duke u renditur pas vendeve në luftë. Që nga viti 2013, janë rreth 157 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil!), e sa e sa situatash të ngjashme në të cilat, të kapur gafil, nuk bënë kurrë një mea culpa.
Sigurisht, përgjegjeshmëria, ndryshe nga lezeti, nuk është një çështje estetike, por edukate, serioziteti, respekti ndaj të tjerëve, përkushtim profesional dhe civil; prirje, që tashmë, janë eklipsuar nga jeta e përditëshme e politikës së maxhorancës. Arratija nga përgjegjësitë, mllefi ndaj tjetrit, dinakëria, përbuzja ndaj normave edhe institucioneve, të cilat përbëjnë thelbin e demokracisë (një shembull i freskët dhe flagrant është Teatri Kombëtar), janë një normalitet i neveritshëm, i cili po bëhet edhe më bajat nga justifikimi i lodhur, dhe i lodhshëm, i një faji që adresohet përherë tjetërkund.
Në lëmin e psikologjisë quhet “self-serving bias” (paragjykim vetë-shërbyes), një tendencë për të marrë meritat e sukseseve, dhe për t’ua faturuar të tjerëve përgjegjësinë e dështimeve. Një fenomen, që në praktikë, bën që subjekti të mbivlersojë cilësitë e veta, e të nënvlerësojë difektet apo limitet që mbart. Një “self-serving bias” ishte edhe sokëllima e vjetër “fajin e ka Saliu”, që Rama lëshoi të dielën nga Dibra. Një j’accuse që mund të gjej terren pjellor te një grusht militantësh, por gjithsesi nuk mund të jetë kryefjala e një politikani që ka nënshkruar, nga tryeza kryeministrore, gjashtë buxhete.
Përpikmëria hipokrite me të cilën fajëson borxhet e Berishës, dhe çdo gjë që shkon keq në këto 28 mijë kilometra katërorë, është e rrezikshme sepse lë jetim një sërë problemesh, që në fakt, janë limite strukturore të kësaj mazhorance. Njëkohësisht, mungesa e ndershmërisë intelektuale ndaj trashëgimisë së qeverisve të mëparshme, e shtyn të harrojë se paraardhësi i tij i siguroi Shqipërisë dy investime strategjike, të cilat, pas pesë vitesh, i lejojnë Ramës të ngadhënjehet me shifrat rritëse të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe Ahmetajt t’i bjerë gjoksit në anglisht në tryezat e FMN-së dhe BB-së. Megjithatë, përfundimi i investimeve të TAP-it dhe Devollit, në vitin zgjedhor 2019, do të ulin ndjeshëm shifrat e PPB-së; një goditje rëndë për një mazhorancë që nuk prodhon dot zhvillim, dhe përqendron gjithë energjitë e saj në një fushtë të përhershme ndaj administratës publike, nëpërmjet spektalit endacak të dëgjesave që prodhojnë lajme, por kurrsesi rritje ekonomike.
Kjo krizë që po troket, pasqyrohet në krizën e gjuhës politike të Ramës (kthimi te akuzat e vjetra të fushatës së vitit 2013, pasqyron pikërisht këtë). “Limitet e gjuhës politike, janë edhe limitet e botës politike” – do të ishte një perifrazim i duhur i Wittgenstein, i cili na mëson se gjuha nuk është vetëm një mjet komunikimi, por përcakton realitetin tonë. Si pasojë, kur debati publik adresohet me gjuhën opozitare, pas pesë vitesh pushtet, do të thotë se retorika e Ramës është pre e ngërçit në të cilin lëngon qeverisja e tij, dhe si pasojë vendi.
Gjithashtu, kjo krizë, është shembulli më i qartë se populizmi i Ramës nuk u reformua kurrë, por mbeti peng i defektit me të cilin lindin dhe qeverisin ata që kalërojnë lëvizje të tilla; në kërkim të përhershëm të një armiku, dhe të një alibie, të paaftë për të menaxhuar pushtetin, i cili kërkon dialog, reflektim dhe ekuilibër.
Prandaj fajin do ta ketë përherë dikush tjetër; ndoshta edhe ata që refuzojnë të bëhen pjesë e “bashkëqeverisjes” së tij.
Bëhuni gati, pas Berishës, fajin mund ta keni edhe ju!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38