Flash News

KRYESORE

Bëhuni gati! Po vjen Kosova me Rashicën titullar!

Kosova ëndërron me të drejtë për kualifikimin EURO 2020 dhe i ka të gjitha mundësitë për ta realizuar atë. Përfaqësuesja dardane këtë muaj do të luajë me Gjibraltarin dhe Malin e Zi, skuadra të lehta në letër.

Humbja me Anglinë tashmë nuk ka impakt psikologjik te djemtë e trajnerit Challandes. Sot është publikuar edhe lista e lojtarëve të cilët ai ka zgjedhur për këto dy sfida të rëndësishme.

Disa lojtarë të Kosovës i kanë lënë pas dëmtimet dhe Challandes ndihet me fat që ka yjet e tij. Mbi të gjithë shndrit Milot Rashica, i cili tani ka nisur të luajë te Werder Bremen dhe ndihet mirë.

Lirim Kastrati dhe Benjamin Kollolli janë dy emrat e tjerë që bindin teknikun zviceran për ndeshjet që vijnë në kalendar. Nuk duhet harruar as Herolind Shala, gjithashtu i rikthyer nga dëmtimi.

Të fundit