Flash News

KRYESORE

I bëjnë surprizën që s’e priste, Dashnor Diko nuk mban dot lotët në emision

Dashnor Diko, një nga këngëtarët më të dashur të fillim viteve ’90 është emocionuar pas një surprize të përgatitur enkas në emisionin “Kush vjen për drekë”, ku ishte ftuar në tv Klan.

Ndërsa ai po përgatiste recetën e preferuar, këngëtari është surprizuar kur ka parë një  video-mesazh nga njëri prej djemve të tij që jetojnë jashtë vendit.

Ndërsa tregonte se Dashnor Diko është një baba i përkushtuar, në fund i biri e mbyll mesazhin e tij duke i thënë: “Të dua shumë dhe më merr malli çdo ditë”.

Menjëherë pas surprizës, Dashnori nuk i ka mbajtur dot lotët, pasi me të ka shumë kohë pa u takuar, por i ka mbajtur lidhjet vetëm përmes internetit dhe telefonit.  “Kam qenë shumë i lidhur me Bobin!”u shpreh këngëtari i emocionuar.  

Të fundit