Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Bejtja mendon se Meta është diga e fundit e demokracisë në vend
Gazetari Andi Bejtja e cilëson presidentin Ilir Meta si digën e fundit të demokracisë dhe kushtetutshmërisë në Shqipëri.
“Për hir të së vërtetës Presidenti është i vetmi institucion që i ka dalë ballë përballë këtyre shkeljeve. Mjafton të lexosh ligjin për KED dhe e kupton qartazi ato shkelje dhe e kupton që nuk ka nevojë për juristë të mëdhenj. Kemi të bëjmë me shkelje skandaloze dhe presidenti i ka vënë re këto dhe i ka paditur. Kjo është një shkelje flagrante dhe po vazhdoi kështu shteti do të bjerë fare.”, tha ai në Syri Tv, duke shtuar se nëse në emër të Reformës në Drejtësi shkelen të gjitha ligjet vetëm për të mbushur numrat, kjo nuk ka si të jetë një reformë e suksesshme.
Ai shton se vetë Reforma në Drejtësi nga mënyra se si u bë, ka shumë pikëpyetje të mëdha.
“Komisioni i Venecias tha se ky lloj vetingu i bërë në mënyrë të shpejtë intimidon gjyqtarët, krijon probleme, përplasje deri ta kapja e forcës që po bën këtë reformë.
Sot kemi Gjykatën Kushtetuese që e presim si arbitër se kemi 30 qershorin dhe kemi forcën politike që do të kapë këtë gjykatë. Presidenti Meta është diga e fundit e mbrojtjes së demokracisë dhe kushtetutshmërisë.”, vazhdoi bejtja.
Ai shtoi se edhe nga padia e Metës ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, me këtë prokurori nuk pret diçka të drejtë.