Flash News

KRYESORE

Bel të hollë dhe më pak kilogramë? Ushqimet që duhet të konsumoni

Nëse doni të ushqeheni shëndetshëm, një zgjedhje të mirë që mund të bëni është të shtoni në dietë ushqime që japin ndjesinë e ngopjes, kështu nuk do e teproni në të ngrënë dhe nuk do të rendni pas ëmbëlsirave apo fast food-eve në mes të vakteve. Një tjetër zgjedhje e zgjuar? Zgjidhni ushqime që përshpejtojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë ë digjni kaloritë që keni marrë. Me pak fjalë, ushqimet e listuara më poshtë janë ato që do të bëjnë mrekulli në rënien në peshë:

Frutat e pyllit

Luleshtrydhet, boronicat dhe mjedrat, edhe përse kanë shije shumë të ëmbël, përmbajnë shumë pak kalori. Ato janë sidomos të pasura në fibra, që ju mbajnë të ngopur. Përveç kësaj, studimet kanë treguar se frutat e pyllit përmbajnë përbërës bimorë të quajtura flavonoide, që mund të rrisin prodhimin e një hormoni që ndihmon në djegien e dhjamit.

Vezët

Me 6 gramë proteina dhe vetëm 70 kalori, një vezë është zgjidhja e duhur për një mëngjes të shëndetshëm. Studimet kanë treguar se duke marrë sa më shumë proteina që në mëngjes, ndiheni më të ngopur gjatë ditës, dhe rezultati është më pak kile në trup. Gjatë një studimi, njerëzit që konsumuan vezë në vend të gjevrekut humbën 65% më shumë peshë.

Kosi

Kosi është gjithashtu një ndër ushqimet më ë shëndetshme. Kosi natyral sidomos është më i mirë, duke qenë se ka më shumë proteina dhe gjysmën e sheqeri të llojeve të kosit që shiten nëpër dyqane. Proteinat janë shumë më të rëndësishme seç ju mund ta mendoni në djegien e dhjamit: Një studim ka zbuluar se personat që rrisin dozën e proteinës nga 15% në 30% ë totalit të kalorive marrin 441 kalori më pak në ditë.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është i pasur me disa përbërës bimorë të quajtur “catechinë”, që, së bashku me kafeinën, ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit. Studimet kanë treguar se çaji jeshil është më i mirë për djegien e dhjamit se çdo lloj tjetër kafeinë. Ky lloj çaji ka zero kalori dhe është i pasur në antioksidues, prandaj është gjëja më e mirë që mund të konsumoni gjatë ditës.

Fistikët me lëvozhgë

Fistikët sigurojnë 6 gramë proteina dhe vetëm 100 kalori në një grusht. Vetëm sigurohuni që t’i blini këto fruta të thata bashkë me lëvozhgën.

Arsyeja? Një truk i mirë që ju të mendoni se keni ngrënë më shumë.

Të fundit