Flash News

KRYESORE

Belgjika e nis si pretendente Botërorin; fitore dhe spektakël me Panamanë

Belgjika ka mundur me rezultatin 3:0 Panamanë në një ndeshje, e cila nuk ishte aq e lehtë për djemtë e drejtuar nga Roberto Martinez.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht përpjekjeve të lojtarëve si De Brujne, Hazard, Mertens dhe Lukaku.

Duhet të vinte minuta e 47-të, që belgët të kalonin në avantazh, pas një gjuajtje nga 25 metra e mbrojtësit të Napolit, Mertens.

Belgët nuk u ndalën dhe në të 69', Lukaku merr një krosin dhe shënon pas një gjuajtje më kokë.

Sulmuesi i Mançesterit nuk ndalet dhe në minutën e 75, pas një vrapimi galopant, depërton në zonë dhe shënon duke hipotekuar fitoren e belgëve, të cilët konsiderohet si ekipi që mund të bëjë surprizën në këtë Botëror.

Në ndeshjen e ardhme, ekipi belg do të sfidojë Tunizinë ndërsa Panamaja do luajë më Anglinë.

Formacionet e ekipeve:

 

Të fundit