Flash News

KRYESORE

Belgjika mund Anglinë dhe merr medaljen e bronztë, e treta në Kupën e Botës

Belgjika ka marrë trofeun për vendin e tretë në Kupën e Botës, duke mundur Anglinë me rezultatin 2 me 0.  Belgjika ka shënuar një gol në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë, duke i mjaftuar për të ‘rrëmbyer’ medaljen e bronztë.

Belgjika dominoi në gjithë lojën, duke treguar edhe njëherë se është në formë shumë të mirë edhe pse u eliminua nga Franca në ndeshjet kualifikuese për finalen e madhe. Dy autorët e golave janë Thomas Meunier dhe  Eden Hazard.

Finalja e madhe, mes Francës dhe Kroacisë luhet nesër në orën 17:00.

Të fundit