Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Belgjika skeptike për negociatat. Zyrtari i lartë vuri në dijeni Tiranën për arsyen
Teksa Komisioni Europian pritet të rekomandojë çeljen e negociatave për Shqipërinë, nuk mund të thuhet e njëjta për vendimin e shteteve anëtare, që do të merret në shtator. Deutsche Welle raporton se veç Francës dhe Hollandës, që janë kundër hapjes së negociatave, edhe Belgjika ka qëndrime kritike për vendin tonë.
Dalja në skenë e vendit që drejtohet nga kryeministri i partisë Lëvizja Reformiste, Charles Michel nuk mund të konsiderohet i papritur. Pesë muaj më parë, drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së të Huajve, Freddy Roosemont, në një takim më zv/ministren e Brendshme, Rovena Vodo më 24 Janar tha se janë të shqetësuar për numrin e lartë të azil-kërkuesve.
“Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Belgjikë mbetet i lartë. Shqipëria është një vend i sigurt, një vend demokratik, një vend që nuk ka probleme. Për këto arsye u rekomandoj shtetasve shqiptarë që vijnë në Belgjikë, të vijnë si udhëtarë normalë për çështje biznesi, turistike, për të takuar familjarët e tyre në Belgjikë, por jo për të paraqitur kërkesë për azil. Kërkesat e tyre do të trajtohen në mënyrë shumë të shpejtë dhe përgjigjja është e garantuar që do të jetë negative dhe do të rikthehen në Shqipëri, qoftë vullnetarisht, qoftë në mënyrë të detyruar.
Dhe kthimi i detyruar do të thotë jo vetëm një ndalim administrativ, por edhe shoqërim dhe riatdhesim në Shqipëri, me policë belgë. u shpreh Roosemont, deklarata e të cilit duket se nuk është marrë parasysh nga autoritetet shqiptare.
Qëndrimi i Francës nuk është i panjohur, aq sa presidenti Emanuel Makron nuk dëshiron të diskutohet çështja e zgjerimit të unionit. Veç mos-plotësimit të kritereve nga vendet e Ballkanit, Makron i druhet forcimit të mëtejshëm të ekstremit të djathtë te drejtuar nga Marin Le Pen.
Holanda është e shqetësuar për rritjen e kriminalitetit me origjinë shqiptare dhe shtimit të numrit të azil-kërkuesve. Një muaj më parë, parlamenti miratoi edhe propozimin e partive opozitare për rikthimin e vizave për shqiptaret.