Belgjikë, ish-lideri Katalonjës lihet i lirë me kusht, refuzon të kthehet në Spanjë

Gjykata e Brukselit ka lënë të lirë me kusht  ish-presidentin e Katalonjës, Carles Puigdemont  dhe 4 ministrat e tjerë .

Të pestë zyrtarët e Katalonjës janë paraqitur para gjykatës një ditë më parë, pas mandat-arresti për arrest ndërkombëtarë nga Spanja. Ata nuk mund të lëvizin dot jashtë vendit pa marr më parë lejë si dhe duhet që të njoftojnë për akomodimin.

Puigdomont këmbëngul që të mos kthehet në vendin e tij deri sa të ketë garancinë e një procesi  gjyqësor   të drejtë dhe të ndershëm. Aktpadia e ngritur në Spanjë për të pestë zyrtarët Katalanas përfshin akuza për rebelim, copëtim të vendit dhe shpërdorim të fondeve publike. Atyre u duhet tani të paraqiten në gjykatë në Bruksel brenda 15 ditësh.

60 ditë kohë jep Belgjika për t’i kthyer në Spanjë, por nëse të akuzuarit nuk ngrenë padi ligjore mund të transferohen edhe më herët.