Flash News

KRYESORE

“Bëm baba të të ngjaj”, këngëtarja e njohur pjesë e protestës, thirrje studentëve për dhunë: Mos abuzoni me durimin!

“Bëm baba të të ngjaj”, këngëtarja e njohur

Studentëve u janë bashkuar që në krye të herës edhe personazhe të njohur të artit. Sot ra në sy pjesëmarrja në protestë të këngëtares së njohur Besa Kokëdhima, njëherësh e bija e ish-deputetit të PS, Koço Kokëdhima, aktualisht kreu i lëvizjes ‘Zgjidhja”.

Në një prononcim për ‘Fax neës’, Besa tha se është bërë pjesë e protestës për të mbështetur të rinjtë, pasi siç tregon është befasuar nga vendosmëria e tyre.

Nga ana tjetër, ajo ka shprehur edhe mendime radikale, se nuk duhet të abuzohet me qetësinë dhe durimin e tyre në protestë.

“Janë të drejta minimale. Reagimi i tyre erdhi si një ajër i freskët për opinionin dhe kanë rikthyer shpresën, kanë qenë të heshtur, por kanë mbajtur shënime.

Protesta ka qenë e jashtëzakonshme, jam surprizuar në mënyrën se si kanë protestuar, janë protesta model, por nuk duhet abuzuar me qetësinë dhe durimin e aq më tepër me studentët, që janë gjaku dhe nervi i vendit”, u shpreh këngëtarja, ndërsa kujtojmë se i ati i saj, Koço Kokëdhima ka shprehur vazhdimisht mendime të tilla radikale, siç ishte kërkesa për mitingje të dhunshme ndaj deputetëve që e votojnë ligjin e plehrave.

Të fundit